LAJME
Ndahemi baraz ne Drenice
17.3.2021 07:37:43

Ndahemi baraz ne Drenice

Eshte luajtur xhiro e 24 ne kuader te superliges se Kosoves ne futboll, KF Arberia ne udhetim ndaj Drenices ka akorduar 1 pike pas nje barazimi te marre ne ndeshjen tejete te nxehte me rivalin e saje direkt klubin Drenica. Nikoqiret kaluan te paret ne epersi me golin e shenuar ne minuten e 31 te pjeses se pare me ane te futbollistit E.Gjoni. Ne pjesen e dyte te takimit futbollistet e Arberiase ishin me shume kerkues duke dominuar dhe duke kerkuar golin, ku ne minuten e 81, futbollisti i inkuadruar ne loje ne pjesen e dyte Qlirim Kashtanjeva ishte ai ui cili barazoj shifart per 1 me 1.Keshtu me kete rezultat eshte mbyllur kjo ndeshje. KF Arberia ka gjithsej 27 pike dhe renditet ne poziten e shtate te tabeles se klasifikimeve.

Me shume...

Arberia 2: 6 Ballkani
17.3.2021 07:30:59

Arberia 2: 6 Ballkani

Ndeshja e javes se 24 ne superligen e Kosoves ne futboll.

Me shume...

Njoftim
10.3.2021 04:05:24

Njoftim

•Me anë të këtij postimi ju informojmë se ndeshja në mes të Arbërisë dhe Ballkanit, në kuadër të xhiros së 24 të Superligës së Kosovës në futboll do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nesër ( e Enjte ), duke filluar nga ora 13:00 •Gjithashtu ftojmë të gjitha mediat të cilat janë të interesuara për të qenë prezent në stadium, të dërgojnë kërkesën për akreditim në info@kfarberia.com Faleminderit #KFARBËRIA

Me shume...

Barazojmë në Gjilan
10.3.2021 04:03:25

Barazojmë në Gjilan

KF Arbëria këtë herë udhëtoj drejtë qytetit të Gjilanit për te zhvilluar ndeshjën e rradhës në kuadër të xhiros së 23, këtë herë ishte mysafire e klubit SC Gjilani. U akordua 1 pikë nga ky udhetim, ku ne si klub treguam edhe njëherë potencial nga ky takim I cili u mbyll baraz me rezultat 1;1 Ishte një auto gol nga futbollisti yn Agron Bruqi pasi topi preku këmbën e tij dhe nikoqirët kaluan në epersi prej 1;0 në minuten e 64 të takimit. Me pas Braziliani Marclei Santos ishte ai që barazoj shifrat për 1;1 krejtë në fund të takimit në minute 86’ për të siguruar kështu një pike të vlefshme në këtë takim. Me këtë barazim, KF Arbëria ka gjithsej 26 pike , dhe renditet në poziten e 8 të tabeles së klasifikimeve, po aq sa ka edhe Llapi në poziten e 7.

Me shume...

ARBËRIA  HUMBË  NË  SHTËPI
2.3.2021 02:50:02

ARBËRIA HUMBË NË SHTËPI

Skuadra jonë është mposhtur dje në shtëpi me rezultat 0;3 në ndeshjen me Feronikelin në kuadër të xhiros së 22 në Superligën e Kosovës. Golat për mysafirët u shënuan nga futbollisti me numër 8 , Argjend Malaj pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë. Mendurim Hoti ishte ai qe realizojë golin e dytë për skuadrën e Feronikelit I cili shfrytëzojë një top kthyes në zone dhe realizoj objektivin e tijë. Dhe për rezulotatin përfundimtar ishte futbollisti Damir Kojasevoc I cili nga një goditje e lire e gjeti këndin e epërm të portës sonë. Vlenë të theksohet se lojtarët tanë kishin shumë raste për shenim, port ë cilat nuk gjetën konkretizim. Me këtë fitore Feronikeli ngjitet në poziten e gjashtë me 27 pikë, ndërsa Arbëria e në pozten e tetë me vetëm 2 pikë me pak 25.

Me shume...

BESA 0 ; 3 ARBËRIA
26.2.2021 05:00:19

BESA 0 ; 3 ARBËRIA

Në ndeshjen e javës së 21-të në kuadër të superligës së Kosovës në futboll. Në duelin në mes të Beses së pejës dhe Arbërisë , I cili ka përfunduar në favor të klubit tone me rezultat bindës prej 3;0. Pjesa e pare u mbyll ne total e dominuar nga lojtarët tanë, ku shenuam dy here. Ishte sulmuesi Marclei Santos I cili kaloj në epersi skuadrën perms golit I cili u shenua ne minute e 8 te takimit. Me pas eperisa u shtua kur në minuten e 33 kapiteni Kreshnik Bahtiri, pas një pasimi nga Qlirim Avdulli, realizoj një gol maestral . Kështu u mbyll pjesa e pare, ndërsa me tu rikthyer në pjesën e dytë, në minute e 46 të takimit, futbollisti Almir Kryeziu realizoj për rezultatin përfundimtar prej 3;0 , me një gol të realizuar 100% nga vet ai. Arbëria pas kësaj fitore renditen në poziten e 6 të tabeles së jlasifikimeve me 25 pikë, ku ndeshja e rradhes do të jetë ndajë Feronikelit ditën e hënë.

Me shume...

Arbëria 2:4 Ballkani
17.10.2020 04:11:47

Arbëria 2:4 Ballkani

Në ndeshjen e zhvilluar dje ne stadiumin “Agron Rama” ne Obiliq, Arbëria mirpriti si nikoqire kreun e tabeles Ballkanin e Suharekes, ku rezultati I ndeshjes ishte ai I cili u komentua nga të gjitha mediat e shkruara në vend. 4:2 ishte rezultati përfundimtar I ndeshjes, në favor të mysafireve, të cilët u ndodhen dy here ne disavantazh nga vendasit nëpërmjet golave të shënuar nga Sunay Hasan në minute e 35 të ndeshjes për 1 me 0 , si dhe në minute e 65 të pjesës së dytë nga futbollisti Almir Kryeziu për 2:1. Me një mos akordim të një penaltie të paster ndaj kapitenit Kreshnik Bahtiri në minute e 17 të pjesës së pare të takimit, si dhe me një akordim të një penalltie të pa qenë ne përfundim të ndeshjes, e që ndërhyrja ishte ne fakt faul në portierin Kaciu të Arbëris, u mbyll ky takim më shumë polemnika. Ismet Munishi menjeherë pas perfundimit të takimit në një prononcim tha që ishin të përgaditur që I priste një ndeshje e veshtirë , pasi qe e dinte se cfarë kualiteti ka treguar Arbëria në këto ndeshje deri me sot. Në anen tjeter trajneri I Arbëris, Arbnor Morina, deklaroj se “ Këta djem, edhe njëherë dëshmuan që dijn me lujtë futboll, dhe ndjehet I kënaqur me lojen e tyre. Ndërsa në pytjen e drejtuar për sa I përket penalltis së dhënë ndaj Ballkanit? Ai tha: Për cilën penallti e keni fjalen, për atë të pjesës së pare apo këtë të dytës? Megjithatë, vlenë të theksohet një parqitje e shkelqyer e futbollistëve të KF Arbërisë në këtë paraqitje.

Me shume...

KF Arbëria pret në shtëpi Ballkanin
15.10.2020 06:49:29

KF Arbëria pret në shtëpi Ballkanin

Po zhvillohet xhiroja e 6 dhe nesër në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, KF Arbëria pret në ballafaqim Bllaknin e Suharekës. Pa dyshim konsiderohet të jetë një derbi I llojit të vetë, kjo për arsye se të dy skuadrat kryesojnë tabelen e klasifikimeve në super ligën e Kosovës në futboll. Pritet të jetë një ndeshje pa dyshim e bukur nga të dyja skuadrat, pasiqe dihet forma e mire që ka Bllkani poashtu edhe Arbëria ne këtë stinor. Edhe në këtë takim, nuk do të ketë prani të tifozëve nga asnjëra skuader, duke respektuar në përpikëri rregullat nga institucionet përkatëse për shkak të pandemic me Covid-19.

Me shume...

Arbëria - Prishtina, ndahen të barabarta
24.9.2020 07:08:06

Arbëria - Prishtina, ndahen të barabarta

Në ndeshjen e zhvilluar të marten ne stadiumin "Agron Rama" të Obiliqit, KF Arbëria priti si nikoqire FC Prishtinen, ku gjithqka mbeti baraz në këtë takim.Ishin vendasit të cilët kaluan në epersi të parët me euro golin e futbollistit të Arbëris Dior Zabërgja në minuten e 10, duke vazhduar kështu lojën e mrekullueshme të vendasëve. Rezultati u barazu nga mysafiret në minuten e 40 të pjesës së parë te takimit nëpermes futbollistit të Prishtinës Otto John. Në pjesën e dytë të takimit të dy skuadart paten raste shënimi por nuk konkretizuan. Vlenë të theksohet se pa dyshim futbollisti i ndeshjes ishte kapiteni Labinot Ibrahimi, me një paraqitje fantastike. theksojmë poashtu se Ibrahimi sezonin e kaluar ishte pjesë e FC Prishtinës, dhe u bashkua tek KF Arbëria këtë sezon.

Me shume...

KF Arbëria sot nikoqire e Prishtinës
22.9.2020 02:33:29

KF Arbëria sot nikoqire e Prishtinës

Sot zhvillohet xhiro e dytë në super ligen e Kosiovës në futboll. KF Arbëria pret si nikoqir FC Prishtinën në stadiumin "Agron Rama" në Obiliq. Të dy skuadrat kan nisur me fitore kampionatin dhe pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante. Vlenë të theksohet fakti që tek KF Arbëria do të staroj ish futbollisti Prishtinas Labinot Ibrahimi, i cili tek klubi Arberia e mbarte shiritn e kapitienit.

Me shume...

Triumf për debutuesit
19.9.2020 01:37:32

Triumf për debutuesit

KF Arbëria ka hapur kampionatin si debutuese për herë të parë në super ligen e Kosovës, dhe atë me fitore ndaj skuadrës Trepça89 në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrivicë. Ishte pa dyshim një fillim i mbarë për skuadren tonë,dhe shumë e mirëpritur nga të gjithë. Golin e parë të ndeshjes e shenoi në minuten e 17' futbollisti Kreshnik Bahtiri për ta kaluar skuadren në avantazh në pjesën e parë të lojës. Ndërsa pjesë loja e dytë nisi po me të njejtin entusiasem, ku skuadra jonë rriti epersinë nëpërmjetë futbollistit Agon Llugiqit i cili vetem pas 5 minutave të inkuadrimit në lojë, arriti të shenojë gol dhe kështu për ti dhënë fitoren e parë të kampionatit skuadrës nga Dobraja KF Arbëria.

Me shume...

Klubi kf Arbëria, po qendron në Pogradec
16.9.2020 21:25:41

Klubi kf Arbëria, po qendron në Pogradec

Klubi kf Arbëria, po qendron në Pogradec të Shqipërisë duke vazhduar fazen përgaditore. *Sigurisht jemi në një moment të rëndësishme të përgatitjeve të larta fizike dhe unë me stafin tim jemi te fokusuar drejtë objektivit tonë.Të gjitha i kemi përmbledhur në një tërësi, duke pasur kujdes për intenzitet dhe elementet tekniko taktike. Ka cituar trajneri Arbnor Morina! Qëndrimi në Pogradec është nje periudhë ku përmes stervitjeve dhe ndeshjeve kontrolluese do të kërkojmë të sjellim skuadrën sa më komplete dhe kompakte.

Me shume...

POSTIMET E FUNDIT

Ndahemi baraz ne Drenice

17.3.2021 07:37:43

Arberia 2: 6 Ballkani

17.3.2021 07:30:59

Njoftim

10.3.2021 04:05:24