Arbëria 2:4 Ballkani
Arbëria 2:4 Ballkani
17.10.2020 04:11:47

Arbëria 2:4 Ballkani

Në ndeshjen e zhvilluar dje ne stadiumin “Agron Rama” ne Obiliq, Arbëria mirpriti si nikoqire kreun e tabeles Ballkanin e Suharekes, ku rezultati I ndeshjes ishte ai I cili u komentua nga të gjitha mediat e shkruara në vend. 4:2 ishte rezultati përfundimtar I ndeshjes, në favor të mysafireve, të cilët u ndodhen dy here ne disavantazh nga vendasit nëpërmjet golave të shënuar nga Sunay Hasan në minute e 35 të ndeshjes për 1 me 0 , si dhe në minute e 65 të pjesës së dytë nga futbollisti Almir Kryeziu për 2:1. Me një mos akordim të një penaltie të paster ndaj kapitenit Kreshnik Bahtiri në minute e 17 të pjesës së pare të takimit, si dhe me një akordim të një penalltie të pa qenë ne përfundim të ndeshjes, e që ndërhyrja ishte ne fakt faul në portierin Kaciu të Arbëris, u mbyll ky takim më shumë polemnika. Ismet Munishi menjeherë pas perfundimit të takimit në një prononcim tha që ishin të përgaditur që I priste një ndeshje e veshtirë , pasi qe e dinte se cfarë kualiteti ka treguar Arbëria në këto ndeshje deri me sot. Në anen tjeter trajneri I Arbëris, Arbnor Morina, deklaroj se “ Këta djem, edhe njëherë dëshmuan që dijn me lujtë futboll, dhe ndjehet I kënaqur me lojen e tyre. Ndërsa në pytjen e drejtuar për sa I përket penalltis së dhënë ndaj Ballkanit? Ai tha: Për cilën penallti e keni fjalen, për atë të pjesës së pare apo këtë të dytës? Megjithatë, vlenë të theksohet një parqitje e shkelqyer e futbollistëve të KF Arbërisë në këtë paraqitje.